Agjensia Shtetërore e Kadastrës rezulton të jetë institucioni me më shumë kallëzime penale dhe civile në prokurori dhe gjykata. Në më shumë se 500 raste korrupsioni, rezulton se numrin më të lartë të subjekteve të përfshira e mbajnë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Kadastrës. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat u shpreh se kanë nisur hetimet për disa zyrtarë dhe ish zyrtarë në lidhje me legalizimet e paligjshme.