Një moment i jashtëzakonshëm dhe emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother, kur gjatë darkës në oborr, Ledion Lico si i ftuar i veçantë ka ndarë lajmin e fundit për dy ish-banorët e kësaj shtëpie - Bardhin dhe Sarën, të cilët do të bëhen prindër! Reagimi në shtëpi ka qenë i jashtëzakonshëm, me banorët që kanë ngritur një dolli për të festuar këtë lajm të mrekullueshëm. Banorët e tjerë kanë shfaqur gëzim dhe mbështetje për Bardhin dhe Sarën, duke përcjellë urime dhe dëshira të mira për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.