Kremlini konfirmoi të premten se ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov do të zhvillojë një vizitë dy ditorë në Serbi, vendin e vetëm që po qendron ende në krah të Moskës. Sipas ministrisë së jashmte ruse, Lavrov të takohet meë 6 deri më 7 qershor me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, shefin e diplomacisë serbe dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçic. Kremlini thotë se Lavrov dhe Vucic do të bisedojnë më detajisht për situatën në rajonin e Ballkanit, si dhe për problemet aktuale ndërkombëtare,