Gjykata e Lartë miratoi vendimin e Apelit të Posaçëm sa i përket masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 35-vjeçarit Klajdi Merkaj, i cili u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Roma drejt Tiranës, për llogari të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kolegji penal i përbërë nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Albana Boksi e Medi Bici pasi shyqrtuan rekursin e depozituar nga avokati mbrojtës i Merkajs, vendosën rrëzimin e saj.