Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama u ndal në Himarë, ku solli në vëmendje katrahurën urbanistike të qytetit në kohën e PD-së dhe evidentoi projektet e realizuara nga qeveria e tij gjatë këtyre viteve. Kryeministri nuk kurseu ironinë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” të dyshes Meta-Berisha, por edhe për kandidatin e tyre, Fredi Bejlerin.