Emocione të forta dhe të pathëna janë përjetuar në puntatën e fundit të “Për’Puthen” rinore. Ola dhe Murati vendosën të dalin çift nga “Për’Puthen teksa kanë zbuluar edhe plane të tjera për marrëdhënien e tyre jashtë studios. E pyetur në studio se çfarë do të ndodhë më 1 qershor, pasi vetë çifti e përmendi këtë datë, Ola zbuloi se kanë plan të bashkëjetojnë sapo Murati të ndryshojë shtëpinë.