Qëndresa që nisi me një karrige të vetme përpara kryeministrisë, është zgjeruar me më shumë qytetarë në ditën e dytë të saj. Me një imazh që të kujton rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha dhe mbishkrimin ‘I pangopuri i fundit në Europë’; Adriatik Lapaj zotohet se do të vijojë të qëndrojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ derisa të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Ky i fundit ka shmangur komentet për qëndrestarët që prej dy ditësh ndodhen poshtë zyrës së tij të punës.