Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është transportuar drejt spitalit të traumës pas mesnate për shkak të një goditje që ka marrë në kokë në çadrën e ngritur para Kryeministrisë, ku vijon protestën prej kohësh. Lapaj shkruan përmes rrjeteve sociale se është goditur nga një ngrohëse me gaz gjatë ndërhyrjes së policisë për heqjen e çadrës.