Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit te Vlorës, ku për shkak të erës flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, ajo që është më shqetësuese është tymi toksik, që shpërndahet në ajër në këtë periudhë të vitit, ku qyteti i Vlorës është i mbushur me pushues, vendas dhe të huaj.