Të huajt kanë mbyllur qepenët e bizneseve të tyre në Shqipëri, si pasojë e pamundësisë financiare për vijimin e punës. INSTAT raporton se në harkun kohor të vitit të fundit kanë mbyllur aktivitetin 408 ndërmarrje të huaja dhe ato me bashkëpronësi vendase dhe të huaj. Sipërmarrjet e mbyllura përbëjnë gati 7% të subjekteve të huaja e të përbashkëta që ushtrojnë aktivitetin në vend.