Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit, Shinzo Abe, të martën, në një funeral familjar, i cili u mbajt në një tempull disa ditë pasi vrasja e tij tronditi kombin. Abe, kryeministri më jetëgjatë i vendit, mbeti person me ndikim edhe pasi dha dorëheqjen dy vjet më parë për arsye shëndetësore. Ai u qëllua të premten gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin perëndimor Nara. Qindra njerëz mbushën trotuaret jashtë tempullit Zojoji në qendër të Tokios për t'i dhënë lamtumirën Abes.