Mijëra njerëz u mblodhën mëngjesin e së enjtes në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan për varrimin e Papës Benedikti XVI, dhe për të nderuar teologun gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Policia italiane tha më herët se priste që deri në 100.000 njerëz do të mblidheshin në Shën Pjetër.