Brazili i dha lamtumirën legjendës së futbollit Mario Zagallo që u nda nga jeta pak ditë më parë. Në vendin amerikanolatin u bënë homazhe publike që u shoqëruan në një funeral privat ku morën pjesë familja dhe miqtë e tij. Të shumtë janë ata që e kanë parë Zagallon si mishërimi i skuadrës kombëtare të Brazilit teksa ai gjatë karrierës së tij fitoi zemrat e të gjithëve me talentin dhe aftësitë e tij. Në selinë e Federatës Braziliane të Futbollit u shfaq edhe një banderolë e madhe ku lexohej ‘I përjetshmi Zagallo’