Pas shokut dhe dhimbjes, tani mbeten vetëm kujtimet. Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës tronditi të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm. Në Buenos Aires u zhvilluan homazhet dhe ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit të legjendës botërore të futbollit. Homazhet u zhvilluan në pallatin presidencial Casa Rosada në kryeqytetin argjentinas ku u dërgua edhe arkivoli i El Pibe De oros e mbuluar me fanelën me numrin 10 të përfaqësueses argjentinase dhe atë të Boca Juniors