Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka bërë bashkë të gjithë politikën, të majtë e të djathtë që kanë shprehur ngushëllime për familjarët dhe kanë kujtuar rolin e ish-liderit socialist gjatë kohës që ishte në qeverisje. Presidenti Bajram Begaj e vlerësoi rolin e Fatos Nanos përgjatë tranzicionit të vendit si dhe politikat reformiste dhe liberale që ai ndoqi. “Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.