Maqedonia e veriut ka njoftuar lehtësimin e masave kufizuese prej pandemisë së Covid 19, teksa biznezset do të nisin punën në hapësirat e tyre të jashtme, ndërsa ora policore është shkurtuar me një orë. Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm në vend, ku 24 orët e fundi janë shënuar 450 të infektuar ndërkohë që 1,001 persona janë shëruar, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.