Kuvendi ratifikoi me 92 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen me Italinë për pensionet përmes të cilës do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ministri I Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe bëri të ditur se takimi I parë për zbatimin e marrëveshjes do të zhvillohet në datat 18 dhe 20 qershor, ndërsa sqaroi dhe disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët.