I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ndarë detaje nga takimi në Bruksel me Gabriel Escobarin, emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në mediat sociale, Lajcak shkruan se pavarësisht se gjatë verës kishte një paqe në Ballkan dhe Bruksel, sfidat nuk u zhdukën, duke shtuar se situata në veri të Kosovës mbetet shumë lartë në agjendën e tij.