Vendet e Bashkimit Evropian vendosë të zgjasin me 18 muaj të tjerë mandatin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Në takim të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtarë ranë dakord në mënyrë unanime që ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, ti vazhdojë mandati deri më 1 prill të vitit 2024. Lajcak e nisi fillimisht detyrën me një mandat njëvjeçar në prill të vitit 2020. Pastaj ai u zgjat edhe pas 1 prillit 2021, me 18 muaj.