Top News-Lagardère Travel Retail zgjeron aktivitetin në Shqipëri, Duty Free në Aeroportin e Rinasit
07/02/2025 20:00

Lagardère Travel Retail zgjeron aktivitetin në Shqipëri me Operacionet Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke shënuar kështu një moment historik në partneritetin strategjik me Grupin Kastrati. Ky bashkëpunim, i nisur në tetor 2023 sjell ekspertizën ndërkombëtare të Lagardère Travel Retail në Shqipëri dhe forcon praninë e kompanisë në rajonin dinamik të Ballkanit. E pikërisht ky partneritet vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila po njeh gjithnjë e më shumë një bum të jashtëzakonshëm turistik.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA