Një laborator kinez ka prodhuar një ilac që beson se ka fuqinë të ndalë pandeminë e koronavirusit. Pandemia u shfaq fillimisht në kinë, në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë botën duke ndezur edhe garën ndërkombëtare për të gjetur trajtime dhe vaksina. Një ilaç i testuar nga shkencëtarët në universitetin Peking, jo vetëm që shkurton kohën e shërimit për të infektuarit, por ofron edhe imunitet afatshkurtër ndaj virusit, thonë kërkuesit. Sunney Xie, drejtor i qendrës së kërkimeve të avancuara për gjenet në universitet, tha për AFP se ilaci ishte testuar me sukses tek kafshët.