Kylian Mbappe hidhet në sulm dhe i kërkon paris Saint Germainin, shumën e parave që klubi i detyrohet. Lajmi publikohet nga e përditshmja ‘Le Monde’ sipas së cilës, sulmuesi i Realit të Madridit i cili kontaktoi komitetin ligjor të Ligës Franceze dhe UEFA nëpërmjet Federatës Franceze teksa ka kërkuar 55 milionë euro që prej muajsh nuk e ka marrë nga Paris Saint germaini Le Monde shpjegon se nëse pretendimi i Mbappe është i vërtetë, paris Saint Germaini mund të përballet me sanksione të forta si bllokimi i merkatos apo heqjen e licencës nga UEFA dhe mospjesëmarrje në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Kjo e fundit është një masë drastike, por nuk është e përjashtuar nga opsionet.