Kur Rusia filloi operacionet ushtarake në Ukrainën lindore, në verën e vitit 2014, një grup zyrtarësh të lartë rusë u mblodhën në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ata ishin aty për të takuar Yevgeny Prigozhin, një burrë të cilin shumë në dhomë e njihnin vetëm si person përgjegjës për kontratat e ushqimit të ushtrisë, shkroi The Guardian.