Maxhoranca e opozita në Parlamentin e Shqipërisë, pavarësisht debateve, gjetën gjuhën e përbashkët për votimin e anëtarëve të Komisionit Rregullator pranë KQZ. Kështu, Ilirjana Nano zgjidhet kryetare e Komisionit Rregullator me votat e 116 deputetëve teksa pati 2 vota kundër e 2 abstenime. Deputetë votuan edhe për anëtarët Arben Ristani, Dritan Çaka, Bledar Skënderi dhe Helga Vukaj. Arben Ristani, I cili më parë ka mbajtur postin e kreut të KQZ, u zgjodh si pjesë e Rregullatorit me 11 vota pro, 7 kundër e 2 abstenim, teksa poashtu anëtar si propozim nga PD u zgjodh Helga Vukaj me 112 vota pro, 6 kundër e 3 abstenim. Ndërkohë poashtu Dritan Çaka mori 116 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim, teksa me 113 vota pro u zgjodh edhe Bledar Skënderi teksa 1 deputet abstenoi e 5 të tjerë votuan kundër.