Top News – Kuvendi i Kosovës/ Shtyhet seanca plenare për dialogun
25/06/2020 12:40

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. Sot ishte planifikuar vazhdimi i seancës, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, por me kërkesë të grupit të saj parlamentar, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të shtyjë vazhdimin e saj.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA