Kuvendi mbylli punimet mes kaosit dhe përplasjes së ashpër të deputetëve të opozitës me punonjësit e Gardës së Republikës. Opozita kërkoi praninë e Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministres, Belinda Balluku në sallë, akuzoi se Kuvendi ishte kapur nga krimi dhe tha se aksioni i saj synon rikthimin e tij te qytetarët. As 5 minuta pushim që thirri kreu i Kuvendit, Niko Peleshi qetësuan situatën.