Në kryesinë e Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste u takuan me ekspertë të Bundestagut gjerman. Kryefjala e diskutimeve ishte roli i Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dy ekspertët e Bundestagut gjerman, Sven Vollrath, Drejtor i Departamentit për Europën në Parlamentin Gjerman dhe Christoph Thum, këshilltar për Politikat Europiane në Grupin Parlamentar të SPD-së ndanë këndvështimet e tyre për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies . Shtyllat kryesore të diskutimeve ishin reformimi i mënyrës së organizimit të komisioneve të përhershme parlamentare, përmirësimi i llogaridhënies përballë zgjedhësve dhe rritja e transparencës.