Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel, duke u përballur për të parën herë pas marrëveshjes për targat. Serbia duket se po shkon në këtë takim më një kërkesë të qartë: formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, edhe pse kryeministri Albin Kurti e ka hedhur poshtë idenë duke thënë se Beogradi po kërkon formimin e një republike serbe në Kosovë.