Gjykata Kushtetuese ka marrë në dorë një tjetër kërkesë nga Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij dhe nënës së saj. Ndryshe nga kërkesa e parë në këtë gjykatë, këtë herë ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.