Rikthimi i përkohshëm i Ballukut në detyrat qeveritare u pasua me zëra kritikësh që vendosën në pikëpyetje integritetin e gjykatës, procedurën e votimit dhe ngritën shqetësime për presion mbi trupën gjykuese. Në mes të të gjitha këtyre komenteve, Gjykata Kushtetuese sqaron se shqyrtimi i ankimimit të Kryeministrisë do të bëhet më 22 janar, dhe deri atëherë do të duhet të shmanget çdo lloj paragjykimi për vendimmarrjen.