Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e studentëve të mjekësisë së përgjithshme dhe një grupi deputetësh duke pezulluar zbatimin e ligjit që i detyron të punojnë për pesë vite në Shqipëri para marrjes së diplomës, deri në shqyrtimin në themel të ligjit. Pas disa javësh bojkot dhe protestash, studentët e mjekësisë depozituan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizim e ligjit ‘Për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë’ me pretendimin se është antikushtetues.