Pas dekretimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e konsideron një lajm të madh. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të krijohet kuorumi. Shqipëria do të përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke përfunduar periudha gati 3 vjeçare e mungesës së saj”- shkruan midis të tjerash Yuri Kim.