Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin në seancë publike të kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për të shpallur antikushtetues taksimin e profesionistëve të lirë. Në njoftimin e saj, Kushtetuesja fton grupin e deputetëve paditës që të vendosin në dispozicon parashtrimet me shkrim dhe argumente shtesë nëse kanë brenda datës 21 maj.