Parlamenti Europian pritet të miratojë pas disa ditësh një draft-rezolutë për Ballkanin Perëndimor, e cila përcakton hapat që do të ndjekë unioni por edhe vendet e rajonit për anëtarësimin. Në këtë raport, PE pritet të vendosë kushte të qarta ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke i këkruar të intensifikojnë më tej përpjekjet në fushat kyçe të sundimit të ligjit. Pas nisjes zyrtare të bisedimeve këtë verë, PE i kërkon Shqipërisë në këtë rezolutë të forcojë luftës kundër korrupsionit si dhe luftën kundër krimit të organizuar, i cili ështw bërë një problematikë gjithënjë e më e madhe për vendet e Europës qendrore dhe perëndimore.