Vladimir PUtinit i janë ofruar kushtet e dorëzimit nga perëndimi, thonë një ekspert rus i politikës ndërsa trupat e moskës janë detyruar të tërhiqen nga qyteti i Khersonit në një tjetër disfatë poshtëruese. Profesori Valery Solovey, më herët anëtar i institutit prestigjioz të Moskës për marrëdhëniet ndërkombëtare, e që pretendon se ka lidhje në kremlin, thotë se dorëzimi do të thoshte që rusia do të hiqte dorë nga të gjitha territoret në ukrainë, me përjashtim të krimesë, e cila do të bëhej zonë e demilitarizuar dhe statusi i saj nuk do të diskutohej më deri në 2029-ën.