Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, dhe ajo e Kosovës, Arbërie Nagavci, morën pjesë në një koncert të përbashkët të organizuar në Elbasan nga shkolla artistike e qytetit, “Onufri” dhe ajo e Mitrovicës, “Tefta Tashko”. Koncerti u mbajti në teatrin “Skampa” të Elbasanit, teksa ministrja Kushi vlerësoi maksimalsiht organizimin, duke theksuar se I shërben edukimit për atdhedashurinë dhe krenarinë kombëtare.