Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur për fillimin e vitit të ri akademik. Në fjalën e saj në rihapjen e Universitetit të Forcave të Armatosur, Kushi u shpreh se për të sot nuk është shumë e këndshme të urojë vitin e ri akademik. E vetëdijshme për sfidat që ka arsimi në kushtet e pandemisë, ministrja tha se është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid.