Të mërkurën Qeveria do të marrë vendimin për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Pas këtij vendimi, të enjten Policia merr përsipër edhe një tjetër rol, duke iu kthyer pak a shumë muajve mars dhe prill, kur pandemia preku Shqipërinë dhe të gjithë u mbyllën në shtëpi. Prej 15 tetorit mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambiente të hapura apo të mbyllura, përveç shtëpisë ndërsa shkelësit e këtij vendimi do të gjobiten dhe gjoba do të faturohet së bashku me energjinë elektrike