Komisioni ‘Xhafaj’ në dokumentin analitik për antikorrupsionin parasheh miratimin e një ligji për lobimet. Ligji do të japë fillimisht një përkufizim të qartë të aktiviteteve të lobimit dhe të identifikojë kush konsiderohet lobist, që mund të jenë individë, shoqëri tregtare, ose organizata jofitimprurëse që ndikojnë vendimet e institucioneve publike.