U cilësua si gjest i vullnetit të mirë, si mënyrë për të filluar përmirësimin e marrëdhënieve toksike mes Moskës dhe Uashingtonit, teksa të dy vendet përballen me pandeminë e koronavirusit. Por, dërgesa e respiratorëve dhe pajisjeve të tjera ruse në SHBA është përcjellë me konfuzion dhe mesazhe të përziera nga fillimi, thotë REL. A ishte ndihmë humanitare? A ishte një blerje pajisjesh që Shtetet e Bashkuara ishin të afta t’i prodhonin vetë? Kush pagoi për të? A e dinte dikush se kompanitë e përfshira ruse mund të binin nën sanksionet e Departametit amerikan të Thesarit?