Legjislatura që po mbyllet do të mbahet mend gjatë për nivelin e ulët të përfaqësimit të deputetëve që zunë vend në Parlament pas dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës. Deklaratat e tyre të pakta dhe mënura e artikulimit qesharake në sallën e kuvendit, u bënë shpesh objekte memesh në rrjetet sociale. Por nuk mbeten pas edhe kandidatët që janë përfshirë në listat e kandidatëve në zgjedhjet që janë në prag.