Pas presionit disavjeçar të Grupit të Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit, pasuar me miratimin e udhëzimit të posaçëm për zbatimin e Kodit të Sjelljes, Kuvendi i Shqipërisë është detyruar të rrisë më tej transparencën për veprimtarinë e tij. Përpos të tjerave, Kodi i Sjelljes parashikon rregullimin dhe transparencën e raporteve të deputeteve më lobistët për hartimin, ndryshimin dhe miratimin e ligjeve.