Futbolli shqiptar në zi për humbjen e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena. Ai ndërroi jetë pasditen e së shtunës, pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani. Raphael Dwamena është një ndër të huajt më cilësorë që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti.