Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri mbrëmjen e së premtes pas një konflikti me bashkëkombasit e tij në Milano të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është Emanuel Rroku, ndërsa kanë publikuar edhe fotografitë e të ndjerit. Edhe pse 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrin dhe për pasojë ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. Ndërkohë autori i krimit të rëndë është një 34-vjeçar shqiptar, i cili ka qëlloi me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve.