Hysen Pici është autori i armatosur që nuk iu bind punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin luksoz 'Range Rover' dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi duke i përplasur. Për pasojë njëri prej efektivëve, i identifikuar si G.M., mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.