Pjesë e delegacioneve europiane është edhe ai i Kroacisë, vend i cili u bë pjesë e zonës Shengen rreth një vit më parë. Në delegacionin e Kroacisë është edhe Kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili duket se pavarësisht problemeve shëndetësore ai ka zgjedhur të mos mungojë në këtë Samit, që mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Me këmbën e lënduar, Plenkoviç shihet teksa qëndron duke shijuar performancën e 2 balerinëve në hollin e kryeministrisë. Kjo performancë ishte ajo që kishte zgjedhur kryeministri për t’u uruar mirëseardhjen liderëve të Europës.