Kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetares së parlamentit Lindita Nikolla të bëjë publik njoftimin e PD-së për përfaqësuesit e saj në parlament, pasi sipas tij Bardhi është shkarkuar. Basha deklaroi se është detyra e Nikollës të shprehet pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike dhe pro kodit zgjedhor.