Gëzim Çela, banues në Kurbin, i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, është një nga tre personat, që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e vetë-deklarimit të pasurisë në vitin 2021. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.