Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e Elton Memës, 31-vjeçarit që mbrëmjen e së premtes ekzekutoi me armë ish- bashkëshorten e tij 23 vjeçaren Sabrina Bengaj në Fier. Autori i krimit të rëndë Elton Mema më 20 shtator të vitit të kaluar mbajti peng familjen e tij në banesën e vjehrrit për më shumë se 5 orë, teksa u desh ndërhyrja e forcave RENEA dhe FNSH për lirimin e tyre.