Personi I dytë i cili dyshohet se fshihet pas masakrës me 6 të vrarë dhe 82 të plagosur në sheshin Taksim të Stambollit, mendohet të jetë fshehur në Bullgari. INTERPOL ka lëshuar urdhër që të kontrollohen të gjitha vendet fqinje me Turqinë, ndërsa hetime po zhvillohen edhe në Greqi. Personi i cili është në kërkim, dyshohet se bashkëpunoi me gruan tashmë të arrestuar, për të vendosur bombën në shesh, në një kohë kur kjo hapësirë ishte e mbipopulluar nga vendasit por edhe turistët.